Vetem pak jave, pas emerimit si Drejtor i Policise se Shkodres, Vehbi Bushati ka vene ne rresht efektivet e policise se Shkodres. Me nje vendim te formes se prere,
Bushati ka urdheruar efektivet e policise rrugore, efektive te komisariatit te Shkodres dhe Forcave te Nderhyrjes se Shpejte, te dalin ne rruget e qytetit te Shkodres, per kontroll ndaj automjeteve.
Urdheri ka qene i prere, te ndalet cdo mjet i cili leviz ne rruget e Shkodres me xhama te zinj. Burime prane bluve te Shkodres bejne me dije se ky urdher eshte dhene nga vete titullari i Drejtorise Vendore te Policise se Shkodres, kjo edhe ne baze te udhezimit te Ministrise se Brendshme per lufte ndaj personave me precedente penale qe levizin lirshem ne rruget e vendit, pa shqetesimin e askujt.
Duke iu referuar po te njejtave burime behet me dije se vetem gjate kesaj te shtune, blute e Shkodres kane ndalur mbi 100 automjete, ne sheshin kryesor te Shkodres, nderkohe qe aksioni do te vijoje edhe gjate diteve te ardhshme me qellim ndalimin e personave me precedente penale,
por edhe ndeshkimin e drejtuesve te mjeteve qe qarkullojne ne qytet me automjete me xhama te zinj.
Gjithashtu gjate kontrollit te bluve te Shkodres ka pasur edhe gjoba administrative per drejtues te mjeteve te cilet nuk zbatojne kodin rrugore si dhe nuk kane te shlyera detyrime te prapambetura per kundravajtje rrugore te gjobitur nga blute e Shkodres.