Situata e krijuar nga bora dhe ngrica gjatë muajit të fundit ka qenë e menaxhueshme dhe jo problematike në qarkun Shkodër. Haki Çako kreu I përgjithshëm I emergjencave bën të ditur se të gjitha rrugët vijojnë të jenë të aksesueshme ndërsa janë mbështetur edhe banorët e zonave malore.

Drejtori Çako shton se situata pozitive vjen edhe si bashkëpunim me institucionet përgjegjëse në Shkodër dhe Malësi e Madhe.

Gjatë ditëve të fundit, problematikë ishin edhe rrugët dytësore të bllokuara nga bora, ndërsa më pas u bë edhe mbështetja e banorëve me rezerva ushqimore në zonat malore.

 

Artikulli paraprakMALESI E MADHE, NDALOHET 23-VJEÇARI I DYSHUAR PER KULTIVIM TE BIMEVE NARKOTIKE
Artikulli tjetërMASSAFRA: NDIHMOJINI TË SËMURËT, FALENDERONI MJEKËT