I rikthyer në detyrë pasi e liroi gjykata e Shkodrës, drejtori rajonal i tatim-taksave Hysen Hysaj në prononcimin e tij të parë ka folur për kontrollet që do të ushtrohen në nisje të javës tjetër në plazhin e Velipojës

lidhur me liçensimin e subjekteve që menaxhojnë shezllonet. Drejtori Hysaj tha se do të kontrollohen edhe ata subjekte që kanë qenë debitorë dhe në rast se nuk kanë shlyer detyrimet do të detyrohen ta bëjnë një gjë të tillë ose nuk do lejohet që të punojnë. Drejtori Hysaj edhe pse një vëmendje e ka tek akuzat që prokuroria ngriti ndaj tij dhe është në pritje edhe të vendimit të gjykatës së apelit pasi u lirua në shkallën e parë, administrate dhe institucioni që ai drejton janë përqendruar në zonat turistike, kryesisht në plazhin e Velipojës.

Artikulli paraprakPOLICIA PËR ROMËT: HETUAM POR S’KA RASTE TË SHFRYTËZIMIT
Artikulli tjetër24 QERSHORI “DITA E EGJIPTIANËVE” NË SHQIPËRI