Rritja e numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj në Parkun Natyror të Thethit ka evidentuar disa problematika të cilat nuk kanë marrë ende zgjidhje nga institucionet. Drejtori I Administratës së Zonave të Mbrojtura për qarkun Shkodër, Agim Dardha thotë se turizmi masiv në Theth shkakton probleme me parkingun e mjeteve private duke bllokuar lëvizjen e vizitorëve ndaj bashkia Shkodër dhe agjencitë turistike që operojnë atje duhet të krijojnë mundësinë e lëvizjes me transport publik.

Gjatë kësaj periudhe, parku natyror I Thethit vizitohet mesatarisht nga 1 mijë turistë në ditë, një shifër kjo e kënaqshme që premton shumë për sezonin turistik që sapo ka nisur.

Parku Natyror I Thethit është një nga destinacionet më të vizituara në këtë periudhë. Turistët zgjedhin ekspeditat në shtigje të ndryshme për të njohur më nga afër bukuritë natyrore të Alpeve Shqiptare.

 

Artikulli paraprakPSE NUK NDËRHYHET NGA AJRI NË SAZAN? REAGON MINISTRIA E MBROJTJES: FA KA NË GATISHMËRI HELIKOPTERË TË LEHTË, POR QË…
Artikulli tjetërPUNIMET NË RRUGË GJATË DITËS, QYTETARËT KUNDËR