Të gjitha bashkitë janë të detyruara të sigurojnë drutë e ngrohjes në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme. Kështu është shprehur Bardhok Pulaj, drejtori rajonal I arsimit Lezhë I cili tha se pavarësisht faktit që drejtuesit e bashkive janë të një krahu politik me të, ky fakt nuk do ta pengojë të kërkojë llogari për mbarëvajtjen e punës.
Drejtori I arsimit u shpreh se të bashkitë duhet të furnizojnë më dru të gjitha shkollat, në mënyrë që shmanget ngrohja me gaz.
Deri më tani, në disa shkolla të qytetit të Shkodrës ëshët depozituar një sasie konsiderueshme e drurëve për ngrohjen e klasave ndërkohë që ka akoma të tjera që në mungesa të drurëve të zjarrit, përdorin akoma bombulat me gaz për t’u ngorhur.