Bashkia Pukë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Arsimit dhe Zyren Arsimore Pukë, në kuadër të 7 Marsit, ditës së Mësuesit, nderuan me Çertifikata Mirënjohje mësuesit që këtë vit dolen në pension, duke lën pas kontributin e tyre të nderuar ndër breza. Drejtori rajonal I arsimit, Hasan Muça vlerësoi mësuesit për punën e palodhur në këto vite.

Kryetari I bashkisë Pukë Gjon Gjonaj, tha se edhe bashkëpunimi ndërinstitucional është I rëndësishëm.

Ky aktivitetet erdhi në shenjë mirënjohje për punën dhe kontributin e të gjithë mësuesve që për shumë vite I shërbyen brezave të nxënësve në bashkinë Pukë.

 

Artikulli paraprakKRYEBASHKIAKU SPAHIA TAKON MËSUESIT PËR 7 MARS
Artikulli tjetër40 VITE NË ARSIM, 7 MARSI I FUNDIT PËR MËSUESEN