Pas protestës së zhvilluar të premten në drejtorinë rajonale të ekstensionit bujqësor Shkodër, ka reaguar drejtori Pjerin Spathari I cili dënoi sjelljen e deputetëve të Partisë Demokratike. Spathari tha se pretendimet e fermerëve janë të pavërteta pasi në institucionin që ai drejton nuk ka asnjë ankesë zyrtare.
Më tej, drejtori Spathari dha shifra për përfituesit e skemës së subvencionit të naftës në bashkinë Vau Dejës, për të hedhur poshtë akuzat e fermerëve të bëra një ditë më parë.
Protesta e së premtes ishte e dyta e zhvilluar në pak ditë nga fermerët e bashkisë Vau Dejës të ciëlt pretendojnë se janë përjashtuar qëllimit nga skema e subvencionit të naftës.