Drejtori i CIA-s, William Burns, deklaroi këtë të shtunën se presidenti rus Vladimir Putin është në një gjëndje psikologjike ku nuk mund ta përballojë dot humbjen në Ukrainë. Burns ju referua faktit të dyfishimit të shtimit të ofensivës ruse në Ukrainë gjatë ditëve në fundit.

“Ai është në një kornizë mendore në të cilën nuk beson se mund të përballojë të humbasë. Unë mendoj se ai është i bindur tani se dyfishimi mund t’i mundësojë atij të bëjë përparim”, tha Burns

Burns tha gjithashtu se rreziku i përshkallëzimit të luftës në një konflikt bërthamor nuk duhet të nënvlerësohet gjatë fazës së dytë, edhe pse komuniteti i inteligjencës amerikane nuk sheh “prova praktike në këtë pikë të planifikimit rus për vendosjen të armëve taktike bërthamore”.

Artikulli paraprakOBSH MBLEDH PROVAT PËR KRIMET RUSE TË LUFTËS NË UKRAINË
Artikulli tjetër62% E SHQIPTARËVE NUK ARRIJNË TË KURSEJNË PARA! BANKA E SHQIPËRISË: 38% E FAMILJEVE KURSEJNË PËR …