Drejtori teknik i ekipeve Kombëtare në Federatën Shqiptare të Futbollit, Fulvio Pea, ishte i ftuar në një takim me drejtuesit dhe trajnerët e Akademisë Vllaznia. Ai mbajti një leksion për kalimin e të rinjve nga Akademia tek ekipi i parë. Pea prezantoi para trajnerëve të Akademisë Vllaznia, punën dhe projektin e Federatës Shqiptare të Futbollit për zhvillimin e të rinjve. Në fjalët e tij për mediat, drejtori italian shpjegoi rëndësinë e këtij takimi, por gjithashtu foli edhe për fushat stërvitore, ku çuditërisht tha se nuk ka diferenca mes barit artificial apo natyral, sepse fusha sintetike nuk është problem, duke qenë se në Shkodër bie shumë shi.

Drejtori teknik i ekipeve Kombëtare foli edhe për rritjen e numrit të futbollistëve të huaj në kampionatin shqiptar, ku sipas tij një gjë e tillë rrit konkurrencën në futbollin tonë.

Ndërkohë, koordinatori teknik i Akademisë Vllaznia, Ndriçim Shtubina tha se ky leksion i drejtorit teknik të ekipeve Kombëtare shërben pozitivisht per trajneret në të ardhmen.

Ky leksion u organizua në sallën e konferencave të stadiumit “Loro Boriçi”, ku morën pjesë drejtuesit dhe trajnerët e Akademisë Vllaznia.

Artikulli paraprakEDMOND NDOU: SHUMË SHPEJT TRAJTIM DINJITOZ PËR ÇDO PENSIONIST
Artikulli tjetërHOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 26 TETOR 2024