Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka raportuar sot në Komisionin parlamentar të Sigurisë duke bërë bilancin e 10 muajve të punës së policisë e zbuluar një sërë shifrash që kanë të bëjnë me kriminalitetin.

Veliu tha se janë 29 mijë e 676 vepra penale të evidentuar nga janari deri në tetor të këtij viti dhe është ulur numri i rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike.

Ai deklaroi se synimi i policisë mbetet përafrimi i sigurisë si në vendet e BE dhe sundimi i ligjit në gjithë vendin.

“Synimi im mbetet realizimi i detyrimeve që rrjedhin nga integrimi i vendit. I kemi kushtuar rëndësi shkëmbimit të informacionit me homologët. Gjatë 10 muajve është ulur numri i rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike. Nga janari në tetor 2019 janë evidentuar 29676 vepra penale.

Janë shkëmbyer 15 mijë informacione me partnerët.

Janë sekuestruar në 48 raste lëndë narkotike. Nga 29 mijë vepra penale, janë zbuluar 24 mijë. Janë kryer 91 hetime pasurore. Janë sekuestruar 34 milionë 578 mijë euro dhe 53 milionë në zbatim të ligjit antimafia”, deklaroi Veliu.

Po kështu ai zbuloi se për vitin 2019 ka pasur 14 vrasje në familje me 17 viktima dhe 80 vrasje në tentativë, 2 nga pakujdesia.

“Janë evidentuar 49 vrasje nga 45 në vitin e shkuar. Janë zbuluar 40 prej tyre, ose 65 autorë të dyshuar. Gjithashtu janë evidentuar 131 raste të krimeve seksuale
Shqetësim përbën dhuna në familje ku janë evidentuar 4032 raste.

1400 të mitur të dyshuar si autorë të veprave penale si vjedhje, kanosje dhe shkelje e rregullave të qarkullimit”, deklaroi më tej kryepolici Veliu.

Artikulli paraprakKRIZA DHE NGËRÇI KUSHTETUES/ PRESIDENTI META NUK NDALET, ZBULOHEN TAKIMET E RADHËS
Artikulli tjetërVETTINGU I SHKARKOI TË ZGJEDHURIN, REAGON META: TURP, ZERO SURPRIZË!