Autoritetet në Bullgari tregojnë detaje të tjera për atë që ka ndodhur 2 orë pas mesnate në aksidentin tragjik që rezultoi me 46 viktima. Hetuesit thonë se arsyet nuk ishin të qarta.

“Gabimi njerëzor i shoferit ose një mosfunksionim teknik janë dy versionet fillestare për aksidentin”, tha shefi i shërbimit hetimor bullgar Borislav Sarafov.

Nikolov nga ministria e brendshme tha se autobusi dukej se ose kishte marrë flakë dhe ishte përplasur ose ishte përplasur dhe më pas mori flakë.

Shkaku i aksidentit ishte i paqartë, por autobusi duket se ishte përplasur me një pengesë autostrade

Shefi i policisë kombëtare të Bullgarisë Stanimir Stanev tha se ndërsa dy drejtuesit e autobusit ishin maqedonas, pasagjerët ishin shqiptarë.

“Informacionet fillestare tregojnë se në autobus udhëtonin 52 persona, nga të cilët dy vozitës me nacionalitet maqedonas dhe 50 pasagjerë me kombësi shqiptare”, tha ai.

Artikulli paraprakEITLDA GJONAJ DHE EDONA BILALI TAKIM PER RISTRUKTURIMIN E GRAVE TE PS NE SHKODER
Artikulli tjetërU PADIT PËR SHPËRDORIM DETYRE, DVORANI FITON BETEJËN ME PRESIDENTIN, GJKKO VENDOS PUSHIMIN E ÇËSHTJES