Me rastin e 1 Qershorit, festës së fëmijëve, Drejtori Vendor i Policisë Lezhë Drejtues Ferdinand Mara, priti në zyrën e tij si dhe dhuroi dhurata simbolike fëmijëve të të rënëve në krye të detyrës.

Në këtë pritje ai u shpreh: “Asgjë dhe askush nuk e zëvendëson dot prindin tuaj në këtë ditë feste për ju, por nga ana jonë kjo është më shumë për të treguar se ne jemi gjithmonë me ju, dhe ju ta keni bindjen se na keni gjithmonë pranë. Gëzuar festën tuaj fëmijë të dashur kudo në botë”!

Artikulli paraprakSITUATA TEK K.F VLLAZNIA,JEP DOREHEQJEN ADMINISTRATORI GJYREZI
Artikulli tjetërBURRI TENTON TË VRASË TË DASHURIN E GRUAS,ARRESTOHET