Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda ndodhet në komisionin e sigurisë në seancë dëgjimore me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në lidhje me projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2025”.
Proda kërkoi financim të flotës së mjeteve.
“50% e flotës është e amortizuar.. Na duhen 709 mjete. Momentalisht i marrim me qira. Të shikohet mundësia e financimit” tha Proda.
Sa i takon Masakrës së Shkodrës, Proda tha:
‘Me garanci iu them se shumë shpejt për atë ngjarje do të kemi rezultate konkrete’