Drejtori i Policisë Rrugore: Kujdes me alkoolin, ndëshkim kush shkel ligjin

Policia Rrugore do jetë e dislokuar në rrugë natën e ndërrimit të viteve, në krah të forcave të rendit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore Ardi Veliu se do të ndëshkohen rëndë të gjithë shkelësit e rregullave të qarkullimti rrugor dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve që abuzojnë me alkoolin. Policia Rrugore ka kaluar në gatishmëri të plotë për menaxhimin e trafikut në këto ditë festash dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Drejtori i Policisë Rrugore, Ardi Patrullat e rrugores dhe blutë e rendit do të jenë të pranishme në pikat më problematike përsa i përket trafikut dhe aksidenteve brenda qyteteve, si dhe në rrugët nacionale. Ardi Veliu: Prej 10 ditësh ka kaluar në gatishmëri të përforcuar. Në komunikim të vazhdueshëm ditor me drejtoritë vendore të policisë ka bërë prezentë mënyrën e organizimit të shërbimit ku duhet të përqëndrohet vëmendja kryesore për organizimin e shërbimit. Alternimin e shërbimit jo vetëm fiks por edhe në lëvizje. Ndërkohë duke kërkuar edhe bashkëpunimin e shërbimeve të patrullave të rendit, duke u përqëndruar në zonat urbane dhe duke rritur prezencën e policisë rrugore në akset kryesore. Kreu i Policisë Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të moskonsumojnë pije alkoolike natën e ndërrimit të viteve. Ai paralajmëron kontrolle të shtuara dhe penalitete të ashpra në rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Ardi Veliu: I gjithë shërbimi i policisë rrugore është i pajisur me dragera dhe do të përdori alkool testet dhe pasojat e përdorimit të alkoolit krahas gjobave shoqërohet dhe me pezullim të lejes. Ditët e fundit të vitit janë ndër më të ngarkuarat përsa i përket trafikut dhe aksidenteve, për shkak të shtimit të mjeteve në qarkullim nga kthimi i një pjesë të emigrantëve për festa në atdhe. Sipas të dhënave zyrtare, deri në nëntor të këtij viti numri i aksidenteve arriti në 1792 duke shënuar një rënie prej 200 ngjarjes të tilla kundrejt vitit 2015.

Artikulli paraprakBASHA: KY ËSHTË FUNDVITI I FUNDIT I NJË KRYEMINISTRI TË KORRUPTUAR
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 700 FISHEKZJARRE TË RREZIKSHME