Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO mori pjesë në Konferencën e 123-të të IACP-së, (Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë).

Konferenca u zhvillua në San Diego California, SHBA, nën moton “Your Community, Your Safety, Your Impact, Our Priority” – Komuniteti juaj, Siguria juaj, Ndikimi juaj, Prioriteti ynë. Së bashku me Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe delegacionin shqiptar, ishin të pranishëm dhe zoti Stepfen Bennett, Menaxher i Programit ICITAP për Shqipërinë dhe Malin e Zi dhe stafi i tij. Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO u takua me Prokuroren e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, Loretta Lynch, e cila e përgëzoi për punën e bërë nga Policia e Shtetit Shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. ÇAKO, e falënderoi zonjën Lynch, për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Policinë Shqiptare dhe i dhuroi asaj stemën e Policisë së Shtetit. ÇAKO, mori pjesë në një takim që Ambasadori Brownfield, Zëvendës Sekretar i Shtetit dhe Drejtor i INL (International Narcotics and Law Enforcement), pati me drejtuesit e agjensive të huaja ligjzbatuese. Gjithashtu Zoti ÇAKO u takua me zotin Garry L. Barr, drejtor i ICITAP, me zotin Garry Bullard – Nëndrejtor i Çështjeve Rajonale, dhe me z. Paul E. Santiago – Drejtor i Divizionit Ndërkombëtar të Policimit, të cilët i falenderoi për mbështjetjen që i kanë dhënë Policisë së Shtetit.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, PASDITJA PRITET TË SJELLË KTHJELLIME
Artikulli tjetërZEKA: VLLAZNIA PËR FITORE ME TEUTËN