Senad Halluni pas emërimit si drejtori i ri i spitalit rajonal të Shkodrës ka treguar se cilat janë objektivat kryesor që do të ketë. Sfidat kryesore janë buxheti i orientuar tek shërbimi ndaj pacientëve, lartësimi i performancës së shërbimeve në spital dhe rikonstruksioni i poliklinikës së specialiteteve.
Ajo që pret drejtori Halluni është që spitali i Shkodrës të marrë kartën e autonomisë e cila i jep mundësi spitaleve që të kenë një vendimarrje më të shpejt.
Ndërkohë spitali rajonal i Shkodrës është i akredituar dhe bashkë me kartën e autonomisë e cila pritet në një të ardhme të shpejtë do të bëjë që mjekët e spitalit në repartet kryesore të paguhen në bazë të performancës së tyre.
Senad Halluni u emërua si drejtor i spitalit rajonal të Shkodrës me mbështetjen e deputetit të PS Benet Beci, njëkohësh kandiat i mundshëm i PS për bashkinë Shkodër në zgjedhjet vendore të 14 majit. Këto ditë janë edhe 6 drejtori të tjera rajonale të PS të cilat kanë pësuar ndryshime drejtuesish.