Drejtori rajonal i tatim-taksave pranon atë që është ka publikuar “Star Plus” për dorëheqjet nga puna. Nuk pohon se janë 8 punonjës të dorëhequr por pranon se janë dy. Megjithatë për drejtorin Hysa dorëhqja e dy punonjësve ndryshe për opinionin publik çuditërisht nuk tregon asgjë.
Sa i përket edhe listës të shkarkuarve që nga viti 2013 e deri më tani në tatim-taksat e Shkodrës drejtori Hysa po ashtu pranon se aktualisht janë jo pak por 21 vende bosh çka bën që kjo drejtori të punojë me 30% më pak të punonjësve.Ashtu siç akuzojnë vetë subjektet kreu rajonal Hysa pohon se 26 prej të rinjve me kontratë janë të paaftë dhe kjo drejtori nuk shqetësohet se në terren dalin të paaftët në biznese.Këto deklarata të drejtorit Hysa vërtetojnë ato që deri më tani ishin aludime apo burime edhe nga vetë drejtoria rajonale e tatim-taksave duke bërë që situata aty të jetë në përkeqësim e sipër.