LEONARD KEPI: KEMI VËSHTIRËSI, PO BASHKËPUNOJMË ME POLICINË. Shpërdorimet e ujit në Shkodër vazhdojnë të mbeten një problematikë madhore për ndërmarrjen e ujësjellës kanalizime në qytet. Drejtori i ujësjellësit Leonard Kepi thotë se shpërdorimet e ujit sjellin vështirësi ndaj është hartuar një plan pune sëbashku me forcat e policisë për të ulur shpërdorimet.
I pyetur për zonat më problematike drejtori Kepi thotë se shpërdorimet e ujit janë prezente në të gjithë qytetin e Shkodrës. Drejtori Kepi kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe i bën thirrje që ta ruajnë ujin dhe jo ta shpërdorojnë sepse bën që niveli i humbjeve të jetë i lartë. Sa i përket këtyre muajve në stinën e verës, drejtori Kepi bën me dije se do ketë furnizim të vazhdueshëm me ujë të pijshëm dhe se s’do të ketë ndërprerje duke përjashtuar ndonjë rast avarie.