Ngrohja me gaz në shkolla është e ndaluar. Kështu është shprehur drejtori rajonal I arsimit parauniversitar Lezhë, Hasan Muça I cili tha se ngrohja në shkolla është përgjegjësi e bashkive të qarkut. Drejtori Hasaj bëri thirrje që të punohet për eliminimin e ngrohjes me gaz.

Gjatë kësaj periudhe është punuar edhe për sigurimin e transportit të mësuesve që punojnë në fshatra të largët në disa prej bashkive.

Në këtë vit shkollor, asnjë mësues nuk ka mbetur pa punë si shkak I rënies së numrit të nxënësve.

Drejtori Hasan Muça garantoi se gjatë këtij viti do të ndjekë me përgjegjshmëri të gjitha problematikat në arsimin parauniversitar për t’I dhënë zgjidhje sa më parë të jetë e mundur.

 

Artikulli paraprakPD SHKODËR: PJESËMARRJE MASIVE NË PROTESTË
Artikulli tjetërMBI TRE MIJË VIZITORË NË “VENDIN E DËSHMISË DHE KUJTESËS”