Mbjellja e farës së misrit ka mbledhur në një takim trajnues specialistët e drejtorisë rajonale të bujqësisë.

Ky trajnim është drejtuar nga Kostandin Hajkola, profesor i asociuar në qendrën e transferimit të teknologjive bujqësore. Shkodra ka një rëndësi tha Hajkola sepse zë 15% në rang kombëtar të tokës bujqësore mes të cilave është edhe mbjellja e farës së misrit. Vitin e kaluar ka patur probleme me mbjelljen e farës së misrit dhe tashmë këtë synohet që të kapet koha e duhur në këtë sezon pranveror. Problemet e vitit të kaluar edhe mund të përsëriten me farën e misrit ndaj fermerët duhet të bëjnë kujdes me zgjedhjen e farës. Pas trajnimit që është zhvilluar në drejtorinë e bujqësisë specialistët kanë zbritur në terren duke këshilluar fermerët për mbjelljen e farës së misrit.

Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK, GJYLI: NË FOKUS VELIPOJA, SHIROKA DHE ZOGAJ
Artikulli tjetërSHKODËR-MURIQAN, NIS PASTRIMI I RRUGËS NGA BIMËSIA