Drejtoria e Spitalit Rajonal në Shkodër bën me dije se në këtë spital nuk ka patur asnjë rrezik nga zjarri.
Drejtoria sqaron se në një nga dhomat e repartit të neurologjisë ka patur një shkëndi elektrike e cila është vendosur menjëherë nën kontroll nga siguria e spitalit.
Spitali Shkoder informon se nuk ka të lënduar dhe asnjë dëm material. Dhoma ku ndodhi shkëndija është mbyllur dhe po kryhen punime.
Drejtoria e Spitalit Rajonal Shkodër