SHEFJA E SHËRBIMEVE RROJI I KTHEN PËRGJIGJE DREJTORIT TË TË ARDHURAVE GJYLBEGAJ.Drejtoria Rajonale e Tatimeve i ka kthyer përgjigje drejtorit të të ardhurave në Bashkinë Shkodër, Blendi Gjylbegaj lidhur me taksën për biznesin e vogël që në këtë vit është mbledhur nga drejtoria rajonale për të kaluar më pas në arkën e Bashkisë.
Drejtorja e shërbimit për tatimpaguesit Brikela Rroji thotë se deri tani janë grumbulluar 52 milionë lekë dhe se drejtori Gjylbegaj nuk ka të drejtë kur përmend ndryshimet ligjore si ndikim negativ për Bashkinë…Sipas Rrojit planifikimi i buxhetit të Bashkisë për të ardhurat nga biznesi i vogël duhej të ishte më shumë se 56 milionë lekë sepse tashmë paguajnë taksë edhe tregtarët ambulant.Një ditë më parë drejtori i të ardhurave në Bashki Blendi Gjylbegaj tha se nga 56 milionë lekë të parashikuara deri tani janë realizuar 50 milionë duke përmendur vështirësinë në investime si shkak i ndryshimeve ligjore për të cilën drejtoria rajonale hedh poshtë këto pretendime.