INSPEKTORI HYSAJ: INSPEKTIME PËR PUNËN NË TË ZEZË E KASAT FISKALE.Inspektorët e drejtorisë rajonale të tatimeve menjëherë pas daljes për mediat të drejtorit Hysen Hysa për punën në të zezë dhe mungesën e kasave fiskale, kanë nisur kontrollet në terren.

Fillimisht janë inspektuar bizneset e mëdha. Në fokus kanë qenë fasonët të cilët kryesisht kanë edhe numrin më të madh të punonjësve në qytetin e Shkodrës. Një prej inspektorëve të drejtorisë rajonale të tatimeve, Rexhep Hysaj thotë se këto kontrolle janë një vazhdimësi e punës së përditshme.

  Një ditë më parë drejtori rajonal i tatimeve Hysen Hysa tha se janë në terren 13 grupe kontrolli të cilët janë shpërndarë në subjekte nga më të ndryshmet për të bërë kontrolle të imtësishme. Nga sa mësohet drejtoria e tatimeve është e vendosur për të minimizuar sa më shumë punën në të zezë që në Shkodër është shqetësuese dhe e hapur në mase dhe paisjen e të gjitha subjekteve me kasat fiskale.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/MvC1nq2LbHY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakTRAGJEDIA E “9 JANARIT” 11 VITE MË PAS
Artikulli tjetërISH TË PËRNDJEKURIT: HAPJA E DOSJEVE JO TRANSPARENTE