Mëngjesi I kësaj të hëne e ka gjetur oborrin e drejtorisë rajonale të shërbimeve të transportit rrugor nën pushtetin e ujit. Si shkak I nivelit më të ulët që kjo zonë ka krahasur me rrugën, uji ka mbetur në oborr duke bërë që qytetarët që shkojnë për të marrë shërbim në këtë institucion të hasin vështirësi gjatë kalimit të tyre.

Arjan Mithi, shefi I regjistrimit të automjeteve në drejtorinë e transportit rrugor tregon tashmë që është marrë aprovimi për fazën e dytë të ndërtimeve dhe pritet zgjidhja e këtij problemi.

Shefi i regjistrimeve tregon disa nga lehtësitë që do t’I ofrohen qytetarëve pas rehabilitimit që do t’I bëhet ambjenteve të jashtme të kësaj drejtorie.

Një situatë e tillë përsëritet sa herë ka reshje shiu dhe deri në përfundimin e punimeve për ndërtimin e godinave të reja në drejtorinë rajonale të transportit rrugor, qytetarët shkodranë duhet të përballen me këtë situatë.

Artikulli paraprakMETA POSTON FOTON E RAMËS NË PROFILIN E TIJ…DHE PËRSHËNDET MERKELIN!
Artikulli tjetërSHKODËR, KONCERTI I KOREVE NË ORATORIN “DON BOSKO”