Pas transmetimit të kronikës së Star Plus në lidhje me shkollën 9 vjeçare “Gjergj Vatë Martini” në Velipojë, oborri I së cilës mbulohet nga uji sa herë ka reshje shiu, ka reaguar edhe drejtorja e Zyrës Vendore Arsimore në Shkodër Blediana Osja e cila bën të ditur se problemi me nivelin nën 0 të shkollës është evidentuar prej vitesh, por nuk u mor asnjë masë për përmirësimin e infrastrukturës një vit më parë kur përfundoi edhe projekti për ndërtimin e palestrës së kësaj shkolle.

Drejtorja Osja bën të ditur se ndërhyrja për përmirësimin e infrastrukturës së jashtme të shkollës është kopentencë e pushtetit vendor, ndaj ajo ka bërë disa herë kërkesa por akoma nuk është ndërhyrë në terren.

Çdo vit gjatë dimrit, për shkak të mungesës së kanalizimeve, oborri I shkollës “Gjergj Vatë Martini” ka prezencë të konsiderueshme të ujit si shkak I reshjeve të shumta. Kjo situatë disa herë ka çuar në pezullimin e procesit mësimor. Përmirësimin e infrastrukturës në këtë shkollë përveç ZVA Shkodër e kanë kërkuar jo vetëm nxënësit dhe mësuesit por edhe prindërit.

Artikulli paraprakSHKODËR, PLAGOSET ME ARMË NJË 24 VJEÇAR
Artikulli tjetërNË MARS FILLON DËMSHPËRBLIMI PËR ISH TË PËRNDJEKURIT