Bordi i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë ka pritur në një takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, z. David Wisner dhe znj. Allison Dyess, Shefe e Seksionit Politik dhe Ekonomik.

Sipas njoftimit, Këshilli i Ambasadorëve ka ritheksuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe si dhe kanë diskutuar përpjekjet e ardhshme për forcimin e partneritetit strategjik, veçanërisht në funksion të zhvillimeve shqetësuese globale.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të adresuar sfidat urgjente në fushat që lidhen me sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, forcimin e institucioneve demokratike, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si fusha themelore të reformës në axhendën tonë të anëtarësimit në BE. Misioni i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë është të mbështesë Politikën e Jashtme Kombëtare Shqiptare në emër të interesave të kombit në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakSHPËRTHIMI NË KAMPIN E REFUGJATËVE NË GAZA, IZRAELI MERR PËRSIPËR SULMIN
Artikulli tjetërREAGON BASHKIA SHKODËR PËR SITUATËN E KRIJUAR NGA RESHJET