Drejtuesi i dehur i biçikletës aksidenton një shtetas
Një person ka mbetur i aksidentuar nga një biçikletë. Aksidenti ka ndodhur mesditen e sotme në Qafë-Gjashtë në Sarandë. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur aksidenti, ndërsa polica po punon për zbardhjen e rrethanave. Paraprakisht thuhet se drejtuesi i biçikletës ka qenë në gjendje të dehur.