Drejtuesi i një motorçiklete mbeti i plagosur, pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte dhe u përplas me murin anësor të rrugës.Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 të paradites të së shtunës në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë Knalles.

Drejtuesi i motorçikletes u mor nga autoambulanca dhe u dërgua në urgjencen e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku pasi mori ndihmen e parë mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jeten.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që paraprakisht dyshohet nga shpejtësia me të cilen po lëvizte drejtuesi i motorçikletes, duke bërë që të humbasë kontrollin dhe të përplaset me murin anësor të rruges.

Artikulli paraprakZJARRE MASIVE NË PYJET E GREQISË, NJË 55-VJEÇAR HUMB JETËN, 120 ZJARRFIKËS NË LUFTË ME FLAKËT
Artikulli tjetërRAMA PREZANTON APLIKACIONIN QË IU VJEN NË NDIHMË VIZITORËVE: UDHËRRËFYESI DIGJITAL I SHQIPËRISË TURISTIKE