Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale se Drejtuesja e Korpusit të Paqes Carol Spahn mbërriti në Shqipëri për vizitën e saj të parë zyrtare në vend këtë javë. Spahn do të zhvillojë takime me Presidentin Bajram Begaj, ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu si edhe me vullnetarë dhe stafin e Korpusit të Paqes. Ajo do të vizitojë gjithashtu disa vendqëndrime të vullnetarëve të Korpusit të Paqes dhe do të hapë një sesion trajnimi për vullnetarët e sapo betuar.
Njoftimi i plotë:
Drejtuesja e Korpusit të Paqes Carol Spahn mbërriti në Shqipëri për vizitën e saj të parë zyrtare në vend këtë javë. Korpusi i Paqes shënon më shumë se 30 vjet shërbim vullnetar në Shqipëri dhe drejtuesja Spahn do të takohet me njerëz nga i gjithë rrjeti i Korpusit të Paqes për të parë ndikimin e partneritetit tonë – nga takimi me Presidentin Bajram Begaj, Ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA David Wisner, te njohja e vullnetarëve dhe stafi i Korpusit të Paqes. Ajo do të vizitojë gjithashtu disa vendqëndrime të vullnetarëve të Korpusit të Paqes dhe do të hapë një sesion trajnimi për vullnetarët e sapo betuar.