Shoqata e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit Rom dhe Egjiptian në Shkodër ka organizuar një drekë festive me rastin e festave të fundvitit për fëmijët dhe jo vetëm të këtyre dy komuniteteve.
Kryetari dhe sekretari kësaj shoqate bëjnë me dije se ky aktivitet, i cili përfshin një gamë të gjerë festive vjen për çdo fundviti në Shkodër dhe ka mbështetjen e një numri të madh të biznesmenëve në Shkodër dhe organizatës ACA në Tiranë. Muzikë dhe performance interesante të përgatitura enkas nga fëmijë egjiptian dhe rom argëtuan për minuta me radhë të gjithë të pranishmit.
Aktiviteti është bërë i mundur gjithashtu edhe përmes një bashkëpunimi që kjo shoqatë ka patur me organe të tjera. Një pjesë e dhuratave të shpërndara me rastin e këtij aktiviteti janë siguruar nga drejtorja e shërbimit social Shkodër, Valbona Tula. Komuniteti Rom dhe Egjiptian prej vitesh janë dy grupet më vulnerabël në qytetin e Shkodrës.