Nëna 30-vjeçare që ndërroi jetë në mënyrë tragjike të premten ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Ajo ishte në pritje të fëmijës së dytë, që nuk arriti ta sillte në jetë, pasi vdiq në mënyrë të tmerrshme mes flakëve. Drilona Duriçi e kishte përdorur edhe dy orë më parë ashensorin në ditën e ngjarjes, kur dërgoi djalin në shkollë. Herën e dytë kur ajo po zbriste nga shtëpia ndodhi ngjarja tragjike.