Drishti, është një nga zonat e perfshira në “100 fshatrat turistik të Shqiperisë”, një projekt i lancuar nga qeveria një vit më parë, megjithatë gjendja e rrugës është tejet skandaloze. Duke patur parasysh se fluksi i lëvizjeve sidomos të turistëve është tejet i lartë në sezonin e verës, banorët kanë ndërmarrë iniciativën që ta mirëmbajnë vetë rrugën
Sipas banorëvë rruga e këtij fshati do të vijojë të mirëmbahet përderisa shtetit i ka lënë në harresë
Ndonëse i janë drejtuar dhjetra kërkesa institucioneve vendore për ndërtimin e rrugës së Drishtit, këta të fundit e kanë justifikuar me mungesën e financimeve nga ana e qeverisë.Nisur nga kjo situatë banorët kanë nisur vetë mirëmbajtjen e rrugës duke paguar punonjësit dhe blerë materialet me paratë e tyre .
Por kjo nuk është e mjaftueshme sepse kur ka reshje shiu rruga kthehet në gjendjen e mëparshme sepse kërkon investim të plotë me standarte.