Ndonëse i janë drejtuar dhjetra kërkesa bashkisë Shkodër për ndërtimin e rrugës së Drishtit, por kjo e fundit e ka justifikuar me mungesën e financimeve nga ana e qeverisë.

Nisur nga kjo situatë banorët kanë nisur vetë mirëmbajtjen e rrugës duke paguar punonjësit dhe blerë cakullin me paratë e veta.

Por kjo nuk është e mjaftueshme sepse kur ka reshje shiu rruga kthehet në gjendjen e mëparshme sepse kërkon investim të plotë me standarte.

Rruga që lidh qendrën e Njësisë Administrative Postribë me fshatin Drisht u rikonstruktua dy vite më parë, por ajo rezultoi ndërhyrje e pamjaftueshme për këtë aks të amortizuar.

 

Artikulli paraprakDUHANPIRJA, SHQIPTARËT TË GJASHTËT NË BOTË
Artikulli tjetërÇFARË NDODH ME FACEBOOK-UN TUAJ PASI VDISNI