Një nga akset më të rëndësishme rrugore që të con drejt zonave piktoreske dhe turistike sic është kalaja e Drishtit apo lumi i Kirit, ndodhet në gjendje të amortizuar duke krijuar mjaft peripeci për drejtuesit e automjeteve.

Pavarësisht se e kanë ngritur zërin disa herë banorët shprehen se nuk kanë marrë asnjë reagim. Ata bëjnë thirrje për ndërhyrje pasi nuk është rrugë që do shumë investim duke qënë e gjatë jo më shumë se 4 kilometër

Të kalosh nëpër këtë rrugë është sfidë më vete, automjetet po shkatërohen cdo ditë thonë banorët

Rruga e Drishtit ndodhet ne gjendje te amortizuar prej disa vitesh dhe ne me shume se 20 vite nuk eshte nderhyre ne kete rruge, duke e lene ne harres te plote kete zone.

Rruga që lidh qendrën e Njësisë Administrative Postribë me fshatin Drisht u rikonstruktua në fund të vitit të kaluar, por ajo rezultoi ndërhyrje e pamjaftueshme për këtë aks të amortizuar.

Këtë gjendje të krijuar, drejtuesit e institucioneve lokale e kanë justifikuar me mungesën e financimeve nga ana e qeverisë.

Ndërkohë që në parlament diskutohet për miliona, tendera e koncensione banorët në shumë zona në vijojnë të quajnë luks energjinë elektrike, ujin e pijshëm dhe rrugët e asfaltuara.

 

Artikulli paraprakDOMEN, RRJETI ELEKTRIK JASHTË FUNKSIONIT
Artikulli tjetërNË SHKODËR DO ZHVILLOHET TROFEU “AGIM TAFILI”