GJYKATA E KRIMEVE TË RËNDA E DËNOI PËR AKUZEN E VRASJES SË POLICËVE .
Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor dhe dënoi me katër burgime të përjetshme të pandehurin Dritan Dajti, për akuzën e vrasjes së katër oficerëve të policisë në vitin 2009: Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani. Vendimi u dha pak orë pasi u zhvillua me dyer të mbyllura seanca e mbrojtjes së të pandehurit, ashtu sikundër ka vepruar gjykata javët e fundit.Ndërkohë që mësohet se për të pandehurin, brenda së njëjtës ditë, gjykata kishte urdhëruar sjelljen e tij forcërisht në gjykatë, duke qenë se ai refuzonte t’i përgjigjej kërkesës së gjykatës për të qenë i pranishëm në seancë dhe për t’u mbrojtur. Dajti u shpall fajtor edhe për armëmbajtje pa leje dhe i pafajshëm për vrasjen e Ledjon Marës, në bazë të dëshmive të 22 efektivëve që morën pjesë në aksionin për arrestimin e tij në gusht 2009.Gjyqi “Dajti” ka shënuar rekordin e zjarritjes së një procesi penal, prej katër vitesh, për shkak të argumenteve të paraqitura nga i pandehuri se nuk kishte mundësi financiare të gjente avokat, ndërkohë që avokatët që caktoheshin nga gjykata nuk paraqiteshin.