Në Gjykatën e Tiranës ka një fluks kërkesash nga të dënuarit për të votuar në datën 25 qershor.
Mes tyre është edhe i dënuarit Dritan Dajti, i cili akuzohet për vrasjen në Durrës të katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009. Dajti është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për krime të rënda me katër burgime të përjetshme, por ky vendim është rrëzuar nga Gjykata e Apelit, e cila e ka rikthyer çështjen për rigjykim.