Avokatët mbrojtës të të Dritan Dajtit kanë bërë kundra rekurs ndaj rekursit të Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda.
Me argumentin se ankimi i prokurorisë së Apelit nuk është bërë nga prokurori i dosjes, por nga një tjetër, Dajti pretendon të mos pranohet rekursi i prokurorisë si i bërë në kushte joligjore.
Kujtojmë se tre muaj më parë, Dajti iu hoq dënimi i përjetshëm dhe dënua përfundimisht me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve, pas 10 vitesh proces.
Vendimi u diskutua gjatë në opinionin publik, ndërsa ndaj gjyqtarëve që dhanë vendimin ka nisur edhe një hetim për “Korrupsion pasiv”.
Procesi ndaj Dritan Dajtit
Në datë 13 mars të këtij viti Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda çoi vendimin e dënimit me 25 vite burgim për Dritan Dajtin në Gjykatën e Lartë.
Prokurori, kërkoi nëpërmjet një rekursi në Gjykatën e Lartë që Dritan Dajti të dënohet me burgim përjetë, duke rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, pasi vendimin e saj prokuroria e shikon të pabazuar në ligj dhe jo objektiv vendimin për dënimin e Dajtit me 25 vite burgim.
Sipas rekursit të prokurorisë çështja ndaj Dajtit ka shumë mangësi, pasi gjyqtarët që kishin në gjykim të pandehurin kanë kryer një sërë shkelje procedurale gjatë gjykimit.
Në vendimin e tyre të shumicës tre gjyqtarët Petrit Aliaj,Skënder Damini dhe Aleks Nikolli shprehen në pranimin e gjykimit të shkurtuar për Dajtin, se këtë gjë e bëjnë për ekonomi gjyqësore, pra për të shkurtuar periudhën e gjykimit të këtij procesi.
Por nga ana e saj prokuroria thotë në rekurs se ky argument i tre gjyqtarëve është i pabazuar dhe aspak logjik, pasi gjyqi ndaj Dritan Dajtit ka thyer çdo limit kohor, dhe argumenti i “ekonomisë gjyqësore” është sa jo normal dhe i çuditshëm.
Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata e shkallës së parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij.
Tre gjyqtarët e Apelit që shpëtuan Dajtin nga dënimi përjetë ju kontrollua banesat në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Lezhë. Në banesën e Skënder Daminit në Tiranë, policia gjeti një vlerë monetare rreth 17 mijë euro si dhe disa municione luftarake që dyshohet se pa lejen e autoriteteve.