I ftuar në emisionin Star Sport ishte ish futbollisti I Vllanisë Dritan Smajli I cili u shpreh se në ndeshja ndaj Kukësit Vllaznia nuk ishte aty ku duhet por rëndësi ka që u morën pikët. Ai shtoi se nuk duhet të na kapë euforia e momentit sa I përket aludimeve për ardhjen e Shkodran Mustafit edhe pse është një emër luksi. Është e vështirë që në Janarë të gjenden lojtarë me kualitet por unë besoj tek skuadra aktuale tha Dritan Smajli. Smajli rreth ndeshjes që do të luhet ndaj Erzenit u shpreh se ky ekip I ka hapur punë Vllaznisë çdo herë, por Vllaznia duhet patjetër ta fitojë këtë ndeshje për të kaluar në Final Four.

Artikulli paraprakGERALB SMAJLI: BISEDIME PËR RINOVIMIN ME VLLAZNINË KA PATUR POR JO TË AVANCUARA
Artikulli tjetërRAPORTI I FMN: INTELIGJENCA ARTIFICIALE DO TË PREKË 40% TË VENDEVE TË PUNËS DHE DO SHTOJË PABARAZITË