Dritan Smajli është një nga ata ish-futbollistë që ka provuar të luajë për skuadrën e Vllaznisë, teksa kontributi i dhënë prej tij për pesë vite me rradhë për fanellën kuqeblu ka qenë i madh. Ish-mbrojtësi, që prej pak muajsh drejton edhe Besëlidhjen, i përjeton edhe sot ndeshjet e Vllaznisë, por tashmë duke e parë situatën nga larg dhe për më tepër si trajner. Në një koment të tij për Vllazninë, Smajli bëri elozhe për trajnerin Qatip Osmani dhe drejtorin sportiv, Tefik Osmani.

Smajli është i bindur se Vllaznia është në rrugën e duhur, por theksoi se futbollistët nuk duhet të vetë-kënaqen.

Dritan Smajli ka dhënë një kontribut të madh për skuadrën e Vllaznisë si ish-futbollist i saj, ku mbajti të veshur fanellën kuqeblu për 5-vite me rradhë.

Artikulli paraprakRIKONSTRUKSIONI I SPITALIT TË LEZHËS
Artikulli tjetërZYRTARE, HIPOTEKA E SHKODRËS NË TIRANË