Drite shprese për Lina Lacen.Gruaja qe jetonte e vetme me djalin e sëmure ka gjetur përkrahje.Sensibilizimit te Star Plus i është bashkuar kisha ungjillore “Shprese për Shkodrën” e cila ka bere një vizite gjate dites se enjte ne ambientet e vështira ku jeton Lina.Përveç kësaj përfaqësueses te këtij komuniteti fetar sollën edhe disa ndihma ushqimore te cilat do ti shërbejnë sado pak kësaj gruaje ne vuajtje e gjendur pa asnjë te ardhur.
Pastori i Kishes Ungjillore Koli Puka premton se kjo nuk do te jete ndihma e vetme për Linen, ndërsa nënvizon se vëmendja do te jete e përhershme ndaj kësaj gruaje dhe djalit te saj te sëmure për kontributet ne vazhdim.Nje jete e dedikuar krejtësisht te birit.Shpresa nuk ka vdekur akoma për Lina Lace gruan e forte qe jeton mes skamjes dhe varfërisë ekstreme prej me shume se 20 vitesh . Trishtimi dhe vuajtjet për djalin e sëmure duket e kane bere te forte këtë grua e cila teksa na shoqëron ne ikje sytë dhe fjalët e saj përcjellin gëzim dhe optimizëm për te vazhduar jetën.