Biblioteka françeskane At Gjergj Fishta filloi së ekzistuari që në vitin 1878, në atë kohë kishte shumë pak libra .

Në 1945 me ardhjen në pushtet të komunistëve Biblioteka shkatërrohet tërësisht dhe goditja finale për të ishte ne 1946 kur kjo bibliotekë u kthye në burg . Pas viteve ’90 ajo u rindërtua përsëri dhe në vitin 2003 u ngritën themelet e bibliotekës së mëparshme . Në këtë bibliotekë ka një numër botimesh të riprodhuara në formë fotografike të cilat janë lidh si libra .

Këtu mund të veçojmë Mesharin e Gjon Buzukut ,nga At Luigj Markelaj në vitin 1955 në Romë dhe veprat e Budit . Këto tashmë janë kthyer në një pasuri burimore për studiuesit albanologjikë .

Biblioteka françeskane është e hapur dhe u shërben studiuesve që duan të kryejnë diploma , master dhe doktoratura . Profili i saj është albanologjik dhe fondi i antikuar është i mbyllur ,kjo për ruajtjen e materialeve. Biblioteka françeskane në Shkodër tashmë është kthyer në një thesar të cmuar të kulturës sonë .

Artikulli paraprakDITA E TRASHËGIMISË, “MARUBI” HAP DYERT
Artikulli tjetërHOTELE DHE RESTORANTE, SIGURIM TË DETYRUESHEM