“Urdhri i Pavarësisë” – Mesazhi i Agollit për Kosovën: Do të ecni aq përpara sa do të çuditeni

Shkrimtari i madh shqiptar Dritëro Agolli dekorohet me medaljen “Urdhri i Pavarësisë” nga Kosova, siç e quajti Agolli, republika e Shqipërisë përtej Drinit. Vetë presidenti i “Shqipërisë përtej Drinit” Hashim Thaçi shkoi paraditen e sotme në banesën e shkrimtarit për ti uruar 85 vjetorin e ditëlindjes por dhe për ti dorëzuar dekoratën. Hashim Thaçi: “Keni bërë atë që të tjerët nuk e kanë bërë për Kosovën. Keni shpresuar në lirinë e Kosovës kur të tjerët pak shpresuan. Keni qenë frymëzim për të gjithë ne” Shkrimtari i madh u shpreh besimplotë se Kosova shumë shpejt do tia kalojë të gjithë vendeve. Dritero Agolli: “Kam besim se Kosova në një të ardhme të afërt do ia kalojë të gjithë vendeve sepse ka përgatitur kuadro në të gjithë fushat, emigrimi ka bërë mirë. Ju kini shumë kuadro në fushën e mjekësisë të organizimit ekonomik, të kulturës. Keni një tokë të pasur. Do të ecni aq përpara sa do të çuditeni” Edhe ne si shtet shqiptar përtej Drinit bëjmë punën tonë. Shpesh herë ata në parlament zihen por vetëm për Kosovën nuk zihen. Vetëm kur bie llafi për Kosovën nuk ka sherr. Gjithmonë do përpiqem të punoj për të ngritur lart Kosovën”

Artikulli paraprakPRESIDENTI I KOSOVES HASHIM THAÇI TAKON RAMEN DHE METEN
Artikulli tjetërARREST NE BURG NE MUNGESE PER OFICIERIN QE MORI 18 MIJE EURO RYSHFET