Shoqata e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve do t’i kalojë më ndryshe festat e fundvitit sepse Drejtoria Rajonale e Kulturës ka dhuruar disa ndihma për ta

. Kryetarja e shoqatës së paraplagjikëve falenderoi DRKK-në për ndihmat dhe u shpreh se kjo shtresë ka më shumë nevojë për vëmendjen e institucioneve. Drejtoria rajonale e kulturës ka mbledhur disa ndihma për t’i dhuruar për festat e fundvitit për shoqatën e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve në Shkodër. Drejtorja e DRKK Majlinda Laçej tha se këto ndihma vijnë si mbështetje për këto shtresa… Kryetarja e shoqatës së paraplegjikëve Xhina Ndou falenderoi për këto ndihma dhe tha se kjo shtresë ka nevojë për një mbështetje më të madhe… Vëmendja ndaj shoqatës së paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve është e vogël gjë e cila është theksuar disa herë. Këtë fundvit drejtoria rajonale e kulturës ka menduar që festat e fundvitit t’i kalojnë si gjithë të tjerët.

Artikulli paraprakI RIU KAPET ME MAKINËN PLOT ME DROGË, PO NISEJ PËR ITALI
Artikulli tjetërDIMRI, FURNIZOHEN ME MEDIKAMENTE QENDRAT SHËNDETËSORE