KËRKOHET MBROJTJA NGA DËMTIMI I KËSAJ PASURIE MONUMENTALE. Drejtoria Rajonale e Kultures Kombetare, ne Shkoder I ka kerkuar institutit te monumenteve te cultures bashkepuniin mes tyre, per te mos lejuar qe kisha e pllanes te shkoje drejt shakterrimit Përgjigja ka ardhur e shpejtë dhe tashmë specialistët e këtij instituti, por dhe ato të DRKK Shkodër, rilevuan këtë kishë të jashtëzakonshme dhe me veçori të mëdha në veriun e Shqipërisë.

Kisha e Pllanës ose ajo e Venerandës është e famshme jo vetëm për afresket e saj ku dalin shën Gjergji dhe shën Mëhilli, por dhe vetë shënjtorja e famshme Veneranda ose Barbara nga ku rrjedh dhe emrin popullor i kishës dikur si “shën Barbulla”.

Kjo kishë është restauruar edhe nga specialistë italianë në vitet 1940 dhe është shumë e studiuar për vjetërsinë e saj nga Aleksandër Meksi dhe studiues të tjerë. Kjo kishë ka në përbërje të saj si momentin roman, atë bizantin dhe qëndon në një moment krenarie edhe për afresket e saj, të cilat disa janë të mbi pikturuara në kohë të ndryshme. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/BFH8n0nthLo?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKREMTOHET MESHA PËR ZOJËN E SHKODRËS
Artikulli tjetër“SHQIPËRIA E MADHE: PUNIMET NË VAZHDIM”