Ne ditët ne vazhdim drejtoria rajonale e Kulturës Shkodër do të filloje sezonin e restaurimeve të objekteve që ka nën kujdes ku ne qendër të vëmendjes do të jetë Kalaja Rozafa.Konfirmimi vjen nga drejtuesja e këtij institucioni Majlinda Lacaj e cila shprehet se këto ndërhyrje vine ne kuadër të një projekti i cili përfshin zgjerimin e parkingut,restaurimin e mureve dhe ngritje te barrierave të sigurisë në këto ambiente.
Një tjetër pike ku është menduar të ndërhyet janë restaurimet e disa shtëpive muzeale në Shkodër të cilat vine në kuadrin e mirëmbajtjes së tyre që të mos shkojnë drejt degradimit.Si në çdo rast ndërhyrjet e Drejtorisë Rajonale e Kulturës Shkodër në shtëpite muzeale bëhen vetëm ne kuadrin e mirëmbajtjes dhe jo një investimi te thelle i cili do te kërkonte nje shume relativisht te larte.Ndërkaq gjendja aktuale e mureve të Kalase , me gjithë punën intensive gjatë muajve të fundit, është problematike, për shkak të vegjetacionit të dendur.Projekti që do te zbatohet do t’u rikthejë shumë shpejt mureve të kalasë Rozafa paraqitjen e denjë për banorët dhe vizitorët e shumtë.