Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Shkodër në bashkëpunim më shoqatën e paraplegjikëve të qytetit shpërndanë ndihma ushqimore për disa invalid.
Drejtoresha e DRKK Majlinda Laçaj tha se ky është një kontribut modest për personat në nevojë. Përfaqësuesja e shoqatës së paraplegjikëve Gjina Ndou bëri thirrje për më tepër ndihma në shërbim të kësaj shtrese të shoqërisë. Pranë kësaj shoqate të invalidëve në qytetin e Shkodrës trajtohen 135 paraplegjikë dhe tetraplegjikë.