Kalaja e Shkodrës i është nënshtruar procesit te restaurimit dhe konsolidimit të mureve rrethuese.
Ndërhyrjet në kala do të konsistojnë kryesisht në plotësime të faqeve të brendshme dhe të jashtme të mureve rrethues.Këtë e ka bërë të ditur Drejtorja Rajonale e Drejtorisë së Kulturës Kombëtare Majlida Laçaj. Ndërkohë Laçaj thotë se ka përgatitur një projekt për të cilin tashmë ka vënë në dijeni edhe Ministrinë e Kulturës për ndëhyrje emergjente në objektet që janë në rrezik shembje, krijuar kjo edhe për shkak të mosmarrëveshjeve mes ish- pronarëve. Sa i përket sezonit turistik Laçaj thotë se 2 muajt e fundit krahasuar me të njëtën periudhë të vitit të kaluar ka një trend rritje të numrit të vizitorëve Kalaja e Rozafës si objekt me përmasa të mëdha dhe mureve të larta, me histori shumëshekullore , kërkon ndërhyrje dhe mirëmbajtje të vazhdueshme për të siguruar qëndrueshmërinë e saj dhe evidentimin e vlerave që ndodhen brenda territorit të saj.