Drejtoria rajonale e kulturës Shkodër kërkon një ndërhyrje sa me emergjente ne urën e vjetër të Bunës pasi situata paraqitet vërtet alarmante.Edhe pse drejtorja e këtij institucioni Majlinda Lacaj pranon se është miratuar një projekt për rehabilitimin e saj kjo e fundit e shikon mese te nevojshme ndihmën e disa donatoreve pasi shifra është konsiderueshme e larte.

Sa i takon bashkëpunimit me bashkinë Lacaj nënvizon se ne ditët e ardhshme pret te ketë një takim me kryetaren Voltana Ademi.Ura e vjetër e Bunës është nën kujdesin e drejtorisë rajonale të kulturës në Shkodër ndërsa shpesh-here kjo relike e vjetër dhe pjese e histories tone është bëre teme e kronikave te ndryshme mbi gjendjen e renduar.Edhe pse realisht ka një projekt për restaurimin e urës së vjetër të Bunës ende nuk është vënë në zbatim. Këshilli kombëtar i restaurimeve me 1 qershor të këtij viti në një prej vendimeve miratoi projektin për restaurimin e urës së vjetër të Bunës.Nuk ka mbetur gje tjeter vetem te presim nëse ky projekt i miratuar do të vihet ndonjëherë në zbatim apo vetëm do mbesë në zyrat e institucioneve.

Artikulli paraprakPROJEKTI “JICA” NË BUSHAT, ZBRET NË TERREN
Artikulli tjetër“DITËT E TURQISË”, PËRFSHIJNË QYTETIN E SHKODRËS