Droga, Kryemadhi: Qytetarët të marrin në dorë fatet e vendit
Droga dhe krimi ishin kryefjalë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me krerët e degëve të LSI në rrethe. Ajo tha se qytetarët duhet të ngrihen dhe të marrin në dorë fatet e vendit. Gjatë një takimi me krerët e degëve të LSI në rrethe, Kryemadhi tha se vendi është në pushtetin e oligarkëve, ndërsa kërkoi mobilizimin e qytetarëve në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet. “Kryeministri kujdeset vetëm për një grup oligarkësh të cilët janë pranë qeverisë. Kësaj qeverie nuk ia ndjen që me mijëra fëmijë shqiptarë i ze gjumi të uritur, sepse varfërinë e quan sëmundje dhe drogën ilaçin e saj. Qytetarët meritojnë të ndjehen shqiptarë në vendin e tyre dhe jo të huaj. Të ngrihen në këmbë për të drejtat e tyre dhe të marrin në dorë frenat e vendit. Duhet t’i mobilizojmë shqiptarët, që zëri i tyre të dëgjohet, të fuqizojmë energjinë e tyre. LRI do ketë rolin kryesor për të zgjuar shpresën e qytetarëve. Hapim dyert e LSI për këdo që beson në kuazën tonë, kushdo që ndjehet i braktisur, i varfëruar, për t’ia dalë në këtë betejë që nuk është e lehtë me krimin dhe bandat. LSI do jetë krahëhap[ur për mendimin intelektuar, botën akademike, skerptët, trurin e vendit të cilët duhet të angazhohen në politikën e vendit, sepse ndryshe histopria do t’i akuzojë për apatizëm. Djalli mbizotëron kur njerëzit e mirë heshtin dhe nuk bëjnë asgjë. Duhet të marrim një vendim përfunditar për të vepruar, ose t’ia lëmë vendin në dorë këtij djalli…”