Droga në gomone e sekuestruar në Leçe rreth 300 kg
Është zhvilluar sot në selinë Qendrore të Komisariatit të Policisë së Leçes konferenca e shtypit mbi operacionin e sekuestrimit gjatë ditës së djeshme të rreth 300 kg marijuanë e trafikuar me gomone nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas Policisë së Leçes, operacioni çoi në arrestimin e 4 shtetasve shqiptarë, 3 prej të cilëve të përfshirë në botën e krimit, ndërsa personi i katër me precedent penal. Katër shtetasit shqiptarë janë arrestuar në flagrancë ndërsa po udhëtonin drejt qytetit të Lecces me një makinë ku ishte lidhur një gomone, dhe nën shoqërimin e një automjeti tjetër. Dy automjetet, gomonia e 4 shtetasit shqiptarë janë ndaluar në rrugën provinciale S.P. 374 në drejtim të Leçes. Katër shtetasit shqiptarë u arrestuan në akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Në gomonen e gjatë 6 metra janë gjetur rreth 300 kg marijuanë e konfeksionuar në 277 pako. Në konferencën për shtyp, autoritetet italiane informuan se gjatë 8 muajve në qytetin e Leçes janë sekuestruar 450 kg marijuana, 260 kg kokainë, 1 kg e 800 gramë heroina si dhe janë arrestuar 19 persona.